La Barcelonën pa mbyllur kontratën, Arthur: E pranoj, bëra gabim

schedule11:55 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 11:55 - 12 Dhjetor, 2020

Para mbylljes së sezonit Barcelona dhe Juventus arritën akordin për shkëmbimin e Arthur dhe Pjanic. Nga kjo marrëveshje mesfushori brazilian mbeti i zhgënjyer, pasi ai vazhdimisht ishte shprehur kundër.

23-vjeçari kërkonte të konsolidonte pozitat e tij te Barça dhe të bënte histori me këtë klub, por drejtuesit e atëhershëm e shtynë të largohej, duke i treguar derën.

 

Ky vendim e mërziti tej mase Arthur, sa ai vendosi të mos kthehej më te Barcelona pas arritjes së marrëveshjes. Ai nuk e respektoi kontratën, por qëndroi në Brazil dhe nuk u paraqit në ekip për të luajtur ndeshjet e fundit të La Liga dhe Champions, një vendim që hasi në shumë polemika.

Pas disa muajsh nga ky vendim, mesfushori i Juventusi i rikthehet atij veprimi dhe pranon se ishte i gabuar. “Mendoj se bëra gabim. I pranoj kritikat dhe nuk kam turp të njihem me gabimin tim. Mund të kisha vepruar ndryshe, por në atë moment ashtu e mendova”, shprehet ylli i mesfushës. /abcnews.al