Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Kuvendim”, Rama: Ku e gjeni pyetësorin, të lëmë luftën për brava me shqelma dyerve e kriminelë

schedule13:11 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 13:11 - 24 Dhjetor, 2021

Në prag të një Viti të Ri qeveria vendosi të ndërmarrë një nisme të re, me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, për të dhënë një mendim mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin. Rama ka dhënë informacion se ku mund ta gjejnë qytetarët këtë pyetësor.

“Do të jetë një format disponibël edhe online për të gjithë që duan ta plotësojnë online do jetë në letër për të cilin do bashkëpunojmë me institucionet dhe përmes postës pa pasur nevojë që njerëzit të paguajnë, do jetë disponibël edhe në qendra urbane në pika të caktuara ku njerëzit mund të mbushen. S’kemi çështje të lidhur me atë që jemi mësuar si standard për votimet, çështja është për të marrë një opinion, e rëndësishme është njohja nga ekspertët e kësaj nisme”.

Rama tha se duhen lënë pas llogoret e sherrit politik që të mund të hidhen hapa të mëdhenj përpara. Këtu thumboi PD lidhur me ngjarjen e fundit në seli, ku Berisha hyri me forcë bashkë me mbështetësit e tij.



“Përpjekja lidhet me bindjen që ne duhet të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm  për ti ndarë sherret dhe llogoret politike nga e ardhmja. Luftëra për pushtet beteja për brava kërcënime me çelësa qasje me shqelma dyerve me kriminelë këto s’kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.. Duhet të bëjmë çmos që të unifikojmë shqiptarët që ndahen në simpatira çështje politike por në këtë drejtim duhet të jemi bashkë”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!