Kuvendi nis punimet, palët angazhohen për reformën zgjedhore dhe dekriminalizimin

schedule18:07 - 2 Shtator, 2019

schedule 18:07 - 2 Shtator, 2019

Parlamenti i nisi punimet për herë të parë pa Partinë Demokratike dhe LSI-në, por palët parlamentare angazhohen të forcojnë ligjin e dekriminalizimit pas rastit të Valdrin Pjetrit në Shkodër. Kryefjalë e kësaj legjislature do të jetë reforma zgjedhore, tryezë e cila shihet me shpresë për zgjidhjen e krizës politike, si dhe përballja mes mazhorancës dhe Presidentit, për dekretet por edhe për shkarkimin e Ilir Metës.

Pas 45 ditë pushimesh, deputetët ju rikthyen punës.

Reshjet e shiut nuk lanë shumë hapësirë që ligjvënësit të shfaqnin kujdesin që kishin treguar për veshjen në ditën e parë të sesionit.

Për herë të parë, rojet ceremonialë nuk pritën në shkallët e Parlamentit deputetë të Partisë Demokratike apo LSI-së.

Gramoz Ruci nuk e priti Edi Ramën për të nisur seancën fiks në orën 18:00.

Edhe pse i shpejtoi hapat, kryeministri e humbi fillimin e fjalës së Kryetarit të Kuvendit, i cili e quajti legjitim parlamentin edhe pse ka 18 karrige bosh.

Rudina Hajdari që drejton grupin parlamentar demokrat, premton një fushatë kombëtare për ringritjen e së djathtës.

Por socialistët, kanë të tjera prioritete pas asaj që ndodhi më Valdrin Pjetrin në Shkodër. Forcimin e ligjit të dekriminalizimit, duan ta bëjnë në Reformën zgjedhore.

Bashkëkryetarja e reformës zgjedhore, kërkon përjashtimin e kolegut të saj, Damian Gjiknuri.

Kalendari i punimeve të Kuvendit nis dy javë intensive për rrëzimin e dekreteve të Ilir Metës. 4 janë parashikuar të marrin karton të kuq në 12 shtator, dhe 5 të tjerë në 19 shtator./ABC News Albania 24/7