Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për Covid-19: Denohet kushdo që shkel masat

schedule17:41 - 14 Gusht, 2020

schedule 17:41 - 14 Gusht, 2020

Me 77 vota pro është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e  cila ka qenë propozuese e ligjit, i ka falënderuar deputetët që votuan pro.

Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.

Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.