“Kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat”, Basha: Nuk bëj garë me Berishën, s’dua të ndihet inferior

schedule13:59 - 20 Tetor, 2021

schedule 13:59 - 20 Tetor, 2021

Sipas asaj që la të nënkuptohet, lideri i demokratëve u shpreh se për të është shumë e lehtë që të dalë me autokolona më të gjata e të mbushë më shumë sallat se Berisha.

“….Do dal përsëri. Nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt. As ndaj zotit Berisha, ta vendos në pozicion të tillë inferioriteti.”

Po ashtu, Basha deklaroi edhe një herë se vendimi për përjashtimin e Berishës u mor pas një vendimi të marrë më parë nga SHBA në interes të demokratëve dhe të shqiptarëve.

Përçarja e partisë për interesa personale, shtoi Basha, nuk i shërben as tij dhe as Berishës.

“Kjo nuk është midis meje dhe zotit Berisha. Situata dihet fare mirë, vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrjeje të SHBA-ve dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve që nuk mund t’u shërbehet pa një PD të fortë dhe të vendosur për t’u përballur me regjimin e Ramës. Nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as Sali Berishës. Kjo është arsyeja se përse jam vetëpërmbajtur dhe do të vijoj të vetëpërmbahem.”

Lulzim Basha u përcolli një mesazh edhe atyre që sipas tij po përfitojnë nga gjendja e ish-kryeministrit. Duke i quajtur oportunistë, Basha tha se do t’u vijë fatura politike “që s’ua ka dhënë në këto tetë vite.” /abcnews.al/