Kurti nxjerr fotot, ushtria e Kosovës në krah të amerikanëve kundër kërcënimit rus

schedule10:00 - 25 Maj, 2021

schedule 10:00 - 25 Maj, 2021

Kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se ushtria e Kosovës për herë të parë po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin Twitter, shkruan se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.

Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se rruga jonë është drejt NATO-s. Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-të./abcnews.al