Për ceremoni të mëdha martesore me mijëra pjesëmarrës, zakonisht mbretërore kemi dëgjuar, por me 400 mijë pjesëmarrës, kjo është hera e parë dhe ky rast i regjistruar në Indi hyn në histori si dasma më e madhe e të gjitha kohërave.
Kaq përllogaritet të kenë qenë pjesëmarrësit në martesën disa-ditore të të bijës së Anant Singhut, një politikan indian në shtetin federal lindor të Biharit, 6 herë deputet në parlamentin rajonal, ndaj të cilit rëndojnë mbi 20 akuza penale, përfshirë vrasje e korrupsion.
Ky shtet është një prej zonave më të varfëra të Indisë, ndaj dhe sidomos momentet e shpërndarjes së ushqimeve, tërhoqën shumë të ftuar.
Pjata për marrjen e ushqimit u hodhën shumë, megjithatë ishin të pamjaftueshme për të gjithë. Të ftuarit zhtytën edhe duart në kazanet me ushqim të përgatitur enkas për ta.
Për t’u ngrohur dogjën deri karrige plastike.
7.5 milionë euro mendohet të jenë shpenzuar për organizimin e ceremonisë ndërsa paratë e dhuruara nga të ftuarit rodhën lumë.
Deri më sot, rekordin e pjesëmarrjes në një martesë e ka mbajtur po India me 150 mijë të ftuar.



