Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, gjatë intervistës që dha për emisionin e mëngjesit në Abc, ku foli për thirrjen që i ka bërë Ramës për t’u bërë president, tregoi mes të tjerash se ka miqësi me artistin e njohur, Ryan Tedder.
Ai është pjesë e grupit të famshëm “One Republic”. Grupi mori pjesë para disa vitesh në një koncert në Tiranë, “Rock in Tirana”. Ai tha se ishte takuar me Ryan Tedder asokohe kur erdhi në kryeqytet. “Kur erdhi në koncert, kemi ngrënë mëngjes te Rogneri”, tha ai.
Ky koment erdhi teksa po fliste për planin që ka nëse do të bëhej president, teksa shtoi se do të organizonte gala party, me personazhe të njohur ndërkombëtarë.
/abcnews.al


