Kuleba: Po punojmë me Bashkimin Europian për paketën e shtatë të sanksioneve ndaj Rusisë

schedule20:58 - 28 Qershor, 2022

schedule 20:58 - 28 Qershor, 2022

Ukraina tashmë po punon me Bashkimin Evropian për paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë.

“Dje, G7 publikoi deklaratën e saj dhe unë do t’ju kujtoj se në këtë takim morën pjesë në fakt tetë persona – shtatë liderë dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili përfaqësonte BE-në, ishte i teti. Ata e bënë të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë njoftuar tashmë sanksionet e tyre”, u tha gazetarëve Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba.

Ai gjithashtu theksoi se vendimet e Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara i konsideron një shtysë të madhe për Bashkimin Evropian.

“Ne tashmë po punojmë me ta për paketën e shtatë. Ne njohim vende që thonë se janë disi të lodhur nga sanksionet, kërkojnë të bëjnë një pushim. Ne nuk pajtohemi fort me këtë dhe nuk lejojmë askënd të bëjë asnjë pushim”, tha ministri.

Sipas tij, Kievi punon çdo ditë që paketa e shtatë të miratohet sa më shpejt dhe të jetë sa më kuptimplotë. /abcnews.al