Kthehet “10-ta” e re e Barcelonës, Ansu Fati nesër në fushë ndaj Levantes

schedule10:58 - 25 Shtator, 2021

schedule 10:58 - 25 Shtator, 2021

Mes lajmeve pafund të këqija në Barcelonë, vjen një lajm, që ngroh zemrat dhe sjell shpresën të tifozët. Numri i ri 10 i skuadrës dhe talenti më i madh i klubit, Ansu Fati, pritet të kthehet në fushë nesër.

Mundo Deportivo raporton se ylli i Spanjës pritet të luajë rreth 20 minuta ndaj Levantes në “Camp Nou”. I riu kthehet pas një sprove të madhe prej 10 muajsh, ku iu desh të qëndronte 10 muaj jashtë fushave të blerta.

Më në fund ai kthehet, por me shumë përgjegjësi. Fati vjen më barrën e të qenit shpresa e madhe për ringjalljen e një klubi në gjendje kritike sportive dhe ekonomike. Gjithsesi, nesër nuk priten mrekulli nga ai. /abcnews.al