Kryetari i ri i PD-së, Këshilli Kombëtar miraton unanimisht 13 qershorin si ditën e zgjedhjeve

schedule22:31 - 16 Maj, 2021

schedule 22:31 - 16 Maj, 2021

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Këshilli Kombëtar ka miratuar 13 qershorin si datën që do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Këshilli votoi me 238 vota pro pa asnjë votë kundër ngritjen e komisionit zgjedhor.

Komisioni Zgjedhor:

Jemin Gjana kryetar,

Albana Vokshi anëtar,
Belind Kelliçi anëtar,
Eno Bozdo anëtar,
Mimoza Hasekiu anëtar,
Albert Avduli anëtar,
Gjoke Vuksani anëtar,

Ervin Minarolli ndihmës,
Lulzim Omuri ndihmës.

Sipas miratimit të bërë në kryesi, Komisioni zgjedhor ka edhe një anëtar zëvendësues, ai është Çlirim Gjata.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se deri më tani kandidatët e konfirmuar për këtë zgjedhje janë Lulzim Basha dhe Fatbadh Kadilli.

Ndërkohë në fjalën e tij kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka bërë një “sfidë” anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy.  Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, ka thënë Basha./abcnews.al