Kryemadhi flet për largimin e shqiptarëve: Kemi faj edhe ne, çfarë nuk i kujtuam Ramës

17:23 | 15/02/202017:230

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Fieri u shpreh se problemi më i madh në vend është largimi i shqiptarëve. Teksa zhvilloi një takim me strukturat e LSI në këtë qytet, Kryemadhi theksoi se për këtë ka faj edhe opozita.

Sipas saj ata nuk ia kanë kujtuar sa duhet kryeministrit Rama, premtimin e tij për 300 mijë vende pune.

Shqiptarët çdo ditë dhe më shumë po ndihem të rrezikuar dhe të varfër. Bashkë me varfërinë, shqiptarët u shtohet dhe malli për fëmijët e tyre. Ajo që ne shikojmë dhe ndjejmë është që shqiptarët cdo ditë largohen.

Politika ka faj, kemi faj dhe ne sepse nuk ia kemi kujtuar çdo ditë Edi Ramës 300 mijë vendet  e punës. Jo vetëm që nuk i hapi, por mbylli me mijëra biznese që lanë në rrugë familje të tëra. Jo vetëm që nuk i hapi, por pagat i la në vend dhe rriti koston e jetesës. Të gjitha këto janë një mungesë e vëmendjrs që ne kemi treguar ndaj Edi Ramës. Ne në fakt trokasin nëpër dyert e njerëzve dhe të gjithë kërkojnë shpresë. Mungesa e shpresës ka qenë një nga armiqtë kryesorë të shqiptarëve”, tha Kryemadhi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono