Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet zjarri në Bunavi të Vlorës, zjarrfikësit mbi tre orë në luftë me flakët

schedule17:31 - 21 Shtator, 2026

schedule 17:31 - 21 Shtator, 2026

Pas rreth tre orësh e tridhjetë minutash përpjekje, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll dhe më pas të shuajnë flakët e zjarrit në fshatin Bunavi, në bashkinë Vlorë.
Zjarri u shfaq rreth orës 14:00 dhe, i favorizuar nga era dhe bimësia e dendur, u përhap me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë, pemëtari dhe sipërfaqe me bar per bagetine.
Flakët rrezikuan seriozisht edhe disa banesa, ndërsa banorët iu bashkuan rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera Gjatë operacionit u mbajtën nën monitorim të vazhdueshëm banesat, ndërsa u dogjën edhe balla bari të destinuara për bagëtitë.
Dëmet më të mëdha raportohen te ullinjtë shekullorë.

Pas rreth tre orësh e tridhjetë minutash, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!