Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusi, Putin mban pushtetin/ Zgjedhje dhe luftë, partia e presidentit rikonfirmohet fituese

schedule15:28 - 21 Shtator, 2026

schedule 15:28 - 21 Shtator, 2026

Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit ruan shumicën në Parlamentin rus.

Pas përfundimit të votimit, rezultatet paraprake në Rusi i japin partisë në pushtet, “Rusia e Bashkuar”, me rreth 57 % të votave, me më shumë se 95 % të votave të numëruara.

partia në pushtet pritet të marrë 355 nga 450 vendet e parlamentit, duke ruajtur shumicën kushtetuese.

Në vendin e dytë renditet Partia Komuniste e Federatës Ruse, me rreth 13.8 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Liberal-Demokrate, me rreth 9 për qind, dhe “Njerëzit e Rinj”, me rreth 8 për qind.

Zgjedhjet e këtij viti u zhvilluan nga 18 deri më 20 shtator dhe u shoqëruan me akuza për parregullsi dhe manipulim të votave. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Votimi u zhvillua edhe në territore të Ukrainës të pushtuara nga Rusia. Ukraina e ka cilësuar procesin të paligjshëm, ndërsa Bashkimi Evropian e ka konsideruar votimin në këto territore shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Rusi që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!