Kryemadhi dhe Petrit Vasili takim me Bashën, diskutohet për “Zgjedhoren”

schedule19:44 - 27 Maj, 2020

schedule 19:44 - 27 Maj, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga nënkryetari Petrit Vasilui, po zhvillojnë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas burimeve, tema e diskutimit të takimit të Lulzim Bashës me Kryemadhin e Vasilin është Reforma Zgjedhore.

Më herët Basha zhvilloi takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf dhe me ekspertët zgjedhorë. Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe nisi në orën 16:00 e përfundoi në 17:00 dhe vjen një ditë pasi Basha u takua me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore në vend. /abcnews.al/