Kriza, qeveria shqiptare firmos marrëveshjen e huasë me ADF për reformën në energji

schedule11:38 - 12 Nëntor, 2021

schedule 11:38 - 12 Nëntor, 2021

Qeveria shqiptare firmosi sot Marrëveshjen e Financimit Për Mbështetjen e sektorit të energjisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim.Për të mbështetur sektorin energjetik qeveria shqiptare nënshkroi një hua prej 50 mln eurosh për sektorin energjetik. Kjo shumë do të jetë në formën e një kredie të  butë dhe do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha Rajonale e ADF për Euro-Azinë, Cecile Couprie.

Është një huaja që synojmë mbështetjen e reformës për sektorin e energjisë në Shqipëri. Bëhet fjalë për një moment të veçantë që është vendosur me autoritetet shqiptare për të mbështeture sektorin e energjisë. Kjo ngjarje mbart dhe një domethënie të veçantë për agjencinë franceze për zhvillim sepse është marrëveshja e parë e firmosur në Shqipëri që nga hapja e zyrës në Tiranë.

Do kemi marrëveshje të tjera në vijimësi, faza e dytë e reformës do shoqërohet me një hua të dytë prej 50 milionë euro. Kemi për synim të shpejtojmë integrimin e Shqipërisë në BE. Duam të përgëzojmë qeverinë për nismat e marra në këtë kuadër. Programi i sotëm është ilustrim shumë i fortë i angazhimit të qeverisë. Në situatën kur Shqipëria është prekur nga kriza energjetike, ky program merr rëndësi më të madhe“, tha Couprie.

Lexo edhe: “Shumë s’ja kanë dalë”, Ahmetaj: Do mbrojmë biznesin e vogël e familjarët nga rritja e çmimit të energjisë

I pranishëm në takim ishte edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe ambasadorja franceze në Tiranë. Pas nënshkrimit Ahmetaj në një prononcim për mediat tha se marrëveshja vjen në një moment të rëndësishëm kur të gjitha vendet po përballen me krizën

Marrëveshja që nënshkruam sot vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin parë edhe krizën energjetike që ka prekur botë”, tha Ahmetaj mes të tjerash.

“Programi që po mbështesim është një shembull i bashkëpunimit franko-shqiptar. Krijimi i një tregu transparent të energjisë merret në kuadër të prespektivës evropiane të Shqipërisë’, shtoi ambasadorja franceze. be.k/abcnews.al