Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kredia e butë/ Veliaj nga qelia: Aplikoni për fazën e dytë të programit. Ja afati për të dorëzuar dokumentacionin

schedule19:53 - 19 Shkurt, 2025

schedule 19:53 - 19 Shkurt, 2025

Erion Veliaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që kanë kaluar me sukses fazën e parë të programit të kredisë së butë, të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë brenda afatit të caktuar.

Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku i Tiranës thotë se pavarësisht se ndodhet i mbyllur në qeli, mbetet i angazhuar në procesin e realizimit të projekteve sociale për qytetarët.

“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, 𝐝𝐮𝐚 𝐭ë 𝐟𝐭𝐨𝐣 ç𝐝𝐨 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐟𝐚𝐳ë𝐬 𝐬ë 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 (𝐤𝐮 𝐮 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥ë𝐧 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬 𝟐𝟐𝟑𝟕 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬), 𝐪ë 𝐭ë 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐟𝐚𝐳ë𝐧 𝐞 𝐝𝐲𝐭ë.



Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 4 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni!

Përqafime.“, shkruan Veliaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!