Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje dhe Hercegovinës miratoi përgjatë mbledhjes së kësaj të mërkure për ti hequr mandatin presidenit të Republikës Sërpska Milorad Dodik. Heqja e mandatit erdhi pasi Gjykata e Bosnjë Hercegovinëz dënoi me vendim të formës së prerë Milorad Dodik me një vit burg përgjatë javës së shkuar, si dhe me ndalim të ushtrimit të kësaj dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.
Milorad Dodik reagoi mbi vendimin nëpërmjet disa statuseve të njëpasnjëshme në platformën X ku shkroi se dorëzimi nuk është një opsion, ndërsa shkroi se ai nuk do të heq dorë nga detyra dhe shtoi se ky është një tjetër budallallëk I Sarajevës. Dodik do të ketë mundësinë të ankimojë vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve brenda dy ditësh pranë Apelit të Gjykatës së Bosnje Hercegovinës, ashtu sic parashikon Ligji Zgjedhor ne Bosnje dhe Hercegovinë.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të sjellë shpalljen e zgjedhjeve të parakoshme për president në entitetin e Republikës Sërpska, zgjedhje këto që duhet të mbahen brenda 90 ditëve. Zgjedhjet e përgjithshme ishin planifikuar të mbaheshin në tetor të vitit 2026. Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, një zyrtari të zgjedhur i përfundon mandati “ditën kur një aktgjykim bëhet në formë të prerë, përmes së cilit është dënuar me burgim prej gjashtë muajsh ose më shumë!. Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Bosnjës, Dodik nuk do të ketë të drejtë të garojë për asnjë funksion politik deri në përfundim të ndalesës gjashtëvjeçare. Më herët, Dodik ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i presidentit të Republikës Serprsa, pavarësisht vendimit të formës së prerë.
Milorad Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Përmes atyre ligjeve, organet legjislative në Republiken SRPSKA ishin përpjekur të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti të Bosnjës./abcnews.al


