Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Godet me thikë një person pasi i dha drogë dhe tentoi ta përdhunonte, burri arrestohet nga policia

schedule10:45 - 6 Maj, 2024

schedule 10:45 - 6 Maj, 2024

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën akuzën e tentativës së vrasjes. Mësohet se i akuzuari ka tentuar të joshë një mashkull të konsumonte lëndë narkotike dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Pasi ka refuzuar, ka tentuar që ta godasë me thikë në kokë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumojë substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumojë, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!