Hajdar Beqa, ish-deputet i PDK-së, ka deklaruar se më 16 shtator pret që drejtësia të triumfojë dhe ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.
Në një intervistë për “Balkan Update”, Beqa tha se procesi në Hagë nuk lidhet vetëm me katër ish-krerët e UÇK-së, por edhe me Kosovën dhe pavarësinë e saj.
Ai u shpreh se kthimi i tyre në Kosovë do të ndikonte pozitivisht në situatën politike dhe në zhvillimin e vendit. Beqa kritikoi gjithashtu Qeverinë Kurti, duke thënë se ajo nuk është marrë me procesin në Hagë dhe nuk ka pasur agjendë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
“Më 16 shtator drejtësia do të fitojë. Të gjithë edhe skeptikët po bindet që lufta e çlirimtarëve të Kosovës kanë luftuar për drejtësi dhe për pavarësi. Ata do të shpallen të pafajshëm. Atje nuk po gjykohet vetëm katërshja e UÇK-së, por atje është duke u gjykuar Kosova, pavarësia e Kosovës.
Por, ata do të kuptojnë që drejtësia do të triumfojë dhe pavarësia e Kosovës. Me ardhjen e tyre ndryshon për mirë Kosova, fillon që të ecë ora për mbarë për Kosovën. Kemi pasur tre zgjedhje dhe ende nuk jemi në një situatë stabile.
Vetëm ardhja e tyre ndryshon situatën dhe hapet qielli për Kosovës, ec përpara dhe vazhdon rrugën e integrimit e të zhvillimit dhe ecën përpara. Qeveria Kurti nuk është marrë me procesin në Hagë, nuk ka pasur asnjë agjende qeveria e Albin Kurtit për lirimin e çlirimtarëve”, tha Hajdar Beqa.

