Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Kosova ndodhet në krizë të rëndë”, Frrok Çupi: Albin Kurti dhe VV-ja nuk duan institucione

schedule18:42 - 14 Gusht, 2026

schedule 18:42 - 14 Gusht, 2026

TIRANË- Opozita në Kosovë i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit, me qëllim zhbllokimin e krizës institucionale që ka përfshirë vendin.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar Kurtit fillimisht pranë selisë së Qeverisë dhe më pas para Kuvendit, duke e akuzuar se po mban peng institucionet dhe po uzurpon shtetin.

Situata politike në Kosovë u analizua në “Tirana Live” në ABC News nga analisti Frrok Çupi, i cili e cilësoi krizën si një nga situatat më të rënda me të cilat është përballur vendi.



Sipas Çupit, Kosova ndodhet në një gjendje të rëndë institucionale, ndërsa kriza ka ndikuar edhe në stabilitetin ekonomik dhe në zbehjen e autoritetit të shtetit.

Analisti kritikoi ashpër Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se veprimet e tyre po e çojnë vendin drejt një situate të rrezikshme. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe për tejkalimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Çupi u shpreh se qytetarët e Kosovës kanë bërë një zgjedhje të gabuar duke mbështetur pushtetin e Kurtit dhe duke lënë pas krahun e luftës, ndërsa vlerësoi rolin e ish-luftëtarëve dhe figurave që, sipas tij, lidhen me krijimin e Republikës së Kosovës.

Në përfundim, analisti deklaroi se vota për Albin Kurtin do të sillte, sipas tij, regres për Kosovën, duke e cilësuar krizën aktuale si një moment kritik për të ardhmen e institucioneve të vendit.

Kosova po kalon për të disatën herë krizën më të rënd, që mund të kalojë një shtet në një qytetërim të përparuar të botës, Kosova ndodhet thuajse në gjendje klinike mes shteteve. Ka pavarësinë e saj, por nuk ka shtetin, i ka rënë shteti. I ka hapur rrugën shumë sëmundjeve, shumë rreziqeve, i ka hapur  rrugë gjendjes së stabilitetit, ekonomia është dëmtuar, i ka hapur rrugën të rënies së autoritetit si shtet. Ka shënuar rekorde botërore, sa i përket së keqes.

Albin Kurti po e çon vendin drejt greminës. Kurti dhe VV janë të vendosur për të mos pasur një Kosovë me institucione. Deri tani janë kryer veprime jashtë politikës, është shkelur Kushtetuta, para dy ditësh kanë tejkaluar afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Ai po vërteton atë se ka qenë kundër Kosovës. Ata përbëjnë brezin e luftës, moralin e luftës, moralin e republikës, dhe gjithçka mbështetet te ata.

Qytetarët e Kosova gabuar kur mbështeten pushtetin e Albin Kurtit dhe hodhën poshtë krahun e luftës. Nëse heronjtë e lutës dhe çlirimtarët do të kthehen në Kosovë, e para në marrëveshjet  kthimit nuk do ketë glorifikim, nuk do ketë marrje menjëherë të pushtetit, por do ishte një zgjidhje prej ëndrre. Vota për Kurtin do të sillte vetëm regres për Kosovën“,  tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!