Kosova arriti të dielën në mbrëmje numër rekord të të infektuarve të konfirmuar me koronavirus që nga fillimi i Pandemisë, duke regjistruar 79 raste të reja.
Ky numër ndryshoi edhe renditjen e komunave më të prekura, Malisheva vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga shumë afër nga Ferizaj ku gjendet edhe baza amerikane Bondsteel dhe Prishtina.
Shtatë komuna janë futur tashme në karantinë, Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nxori vendim të dielën në mbrëmje vonë për vazhdimin e masave të ndalim-qarkullimi nga ora 06:00 deri në ora 17:00.
Ne Kosove nuk është vendosur gjendja e jashtwzakonshme. Presidenti Hashim Thaçi kërkoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por kjo nuk u pranua nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe qeveria e tij.
Qeveria vendosi të merrte masa për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, por me 31 mars, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi të shfuqizojë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si masë për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Ky vendim i Gjykatës më të lartë në Kosovë hyn në fuqi sot, më 13 prill. Për shkak të kësaj situate, qeveria u kwrkon komunave njw nga njw tw marrin masa pwr ndalim qarkullimi dhe ministri i Shëndetsisë vendos sesi procedohet më tej. /abcnews.al