TIRANË– Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Ministria e Mbrojtjes thotë se si pasojë e zjarrit janë djegur 3 automjete të parkuara.
Aktualisht banorët janë evakuuar nga pallati dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit.
Ndërkohë, vijon të ketë prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave./abcnews.al