Video/ Zjarri në pallatin tetë katësh në Tiranë, tymi i zi mbulon zonën, nis evakuimi i banorëve

schedule18:36 - 25 Janar, 2025

schedule 18:36 - 25 Janar, 2025

TIRANË– Garazhi i një pallati tetë katësh në “Komunën e Parisit” është përfshirë në flakët, pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin e pallateve, i njohur ndryshe si “Kika 1”.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë,  të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar/abcnews.al

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!