Në spitalin e Infektivit mjekët thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar. Edhe infektivi mëngjesin e sotëm i është nënshtruar dezinfektimit, ky spital është boshatisur ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në zonën e QSUT.
Siç raporton për ABC News gazetarja Ajgena Korbi, spitali i infektivit është kthyer tashmë në karantinë.
Mjekët e këtij spitali kanë njoftuar se gjendja e 2 pacientëve të shtruar me Koronavirus është e stabilizuar. Ata kanë ardhur përmes Hanit të Hotit në datën 26 shkurt, dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve vetëm pak ditë më parë.
Mjekët kanë vlerësuar rastin e tyre dhe rezultati i analizave të tyre ka dalë mbrëmë në mesnatë. Po ashtu gazetarja Ajgena Korbi raportoi për abcnews.al se të gjithë personat e kontaktit të afërt me 2 pacientët, janë karantinuar, të paktën kështu ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë, situata e tyre po hetohet ndërkohë që janë marrë masat paraprake për mbyllje të shkollave dhe gjithe aktiviteteve dhe grumbullimeve masive.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar më parë se nëse do të konfirmohej rasti i parë me covid-19 të gjithë pacientët do të transferoheshin nga infektivi.
Në këto minuta ABC News po ndjek nga afër të gjithë lëvizjet në këtë spital, dhe është vënë re se nuk ka hyrje-dalje të pacientëve të tjerë, në orët e para të mëngjesit stafi mjekësor ka patur një mbledhje urgjente për tu përgatitur për përpalljen ne rastit.
Gazetarja Ajgena Korbi raportoi për ABC News se dyshohet edhe për një tjetër person të prekur nga Covid – 19, vlen të theksohet se janë dyshime paraprake.
Nga komunikimi me mjekët, është njoftuar se rasti i tretë i pak minutave më parë, ka simptoma të ngjashme me Covid-19.
Siç kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit, për konfirmimin për Koronavirus duhet pritur rezultati i analizave laboratorike./abcnews.al