Përfundon ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë me rezultatin 0-1.
Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” dhuroi emocione, spektakël, por në fund, nuk ishin shqiptarët ata që gëzuan.
Turqit ishin ata që u shfaqën më kërkues, por pas 20 minutash, “dardanët” u zgjuan.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 53’, kur Akturkoglu ishte në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës.
“Dardanët” provuan sërish të gjenin golin e barazimit, por pa arritur të depërtonin mbrojtjen turke./abcnews.al


