Koronavirusi, Mitrovica e Veriut ndryshon orarin e lëvizjes

schedule16:47 - 9 Prill, 2020

schedule 16:47 - 9 Prill, 2020

Shtabi i Krizës për komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zvecanit i kryesuar nga Goran Rakic ka vendosur që të ndalojë lëvizjen e njerëzve nga ora 12:00 e mesditës deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Për këtë vendim ka njoftuar vet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic që do të hyjë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë 14 ditë.

Rakic ka thënë se “vendimi është marrë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të lehtësuar luftën kundër pandemisë”.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarave në këto komuna ditëve të fundit.