Korçë, vdekja e Enea Ftoit, prokuroria akuzon tre policët

schedule09:42 - 21 Qershor, 2018

schedule 09:42 - 21 Qershor, 2018

Të mërkurën Ministria e Brendshme përmes zv/ministres njoftoi se Enea Ftoji në Korçë nuk ka vdekur nga dhuna në polici, por për shkaqe natyrale. Megjithatë prokuroria e Korçës akuzon policët se nuk i dhanë ndihmë Enea Ftoit. Edhe pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko ligjore, hetimet po vijojnë. 

Vdekja për shkaqe natyrore e Enea Ftoit, sipas akt ekspertimit mjeko-ligjor, nuk përjashton efektivet e Komisariatit të Korçës nga përgjegjësia penale për ngjarjen. Burime të Prokurorise i thanë ABC Neës, se pavarësisht se është e provuar, që Enea Ftoi nuk vdiq nga dhuna e policisë, por nga një problem me zemrën, kjo nuk do të thotë, që policia nuk është peërgjegjëse për vdekjen e të riut. Për akuzën, ka indicie dhe prova, që efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftoit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambjentet e Komisariatit. Nga ana tjetër, policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të te shoqeruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27 vjeçarit. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të individualizojë përgjegjësinë penale, duke marrë të pandehur, të pakten tre efektivë të Komisariatit të Korçës. Këta të fundit, nëse shpallen fajtorë për mosdhënie ndihme, rrezikojnë deri në dy vite burg. Të mërkurën zv.ministrja e Punëve të Brendshme ishte në familjen Ftoi. Pas largimit të tyre, prindërit e Eneas, thanë se do vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësitë e vdekjes së djalit të tyre.

Gazetare e ABC News, Korçë: Daniela Zisi

/abcnews.al