Korçë, ambasadorja franceze flet për antarësimin në BE

schedule13:12 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 13:12 - 10 Dhjetor, 2017

Ambasadorja Franceze, Crstine Vasak, iu përgjigj interesit të gazetarëve për antarësimin e Shqipërise në BE. Këtë ajo e bëri përmes një shprehje të vjetër franceze, ndërsa ndodhej në Korçë për 100 vjetorin e Shpalljes së Republikës Autonome të Korçës.

Nga Korça, ambasadorja franceze, Christine Vasak, preferoi tu kujtojë shqiptarëve një shprehje franceze. “Mos shkoni më shpejt se muzika”, tha ajo, duke nënkuptuar që Shqipëria nuk duhet të nxitohet përsa i përket çështjes së antarësimit në BE.

Crstine Vasak: “Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së, ne presim shumë raporte, mos shkoni më shpejt se muzika, është një shprehje franceze. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqiperia është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.

Gjithashtu, Vasak foli edhe për mandatin e kryeprokurorit. Sipas saj, kushtetuta shqiptare dispozon kohëzgjatjen e një mandati dhe përfundimin e tij. Autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin. Diplomatja franceze i bëri këto deklarata ndërsa mori pjesë në ceremoninë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Republikës Autonome të Korçës./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!