Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje/ Fier, arrestohen tre persona

schedule13:21 - 15 Gusht, 2026

schedule 13:21 - 15 Gusht, 2026

Në Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë finalizuan operacionin e koduar “Aksi”.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative se një person lëvizte i armatosur me armë zjarri në automjet. Në Bypass-in e Fierit u ndalua dhe u arrestua një 19-vjeçar, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, tip pistoletë.



Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua edhe një 28-vjeçar, banues në Vlorë, i cili udhëtonte si pasagjer. Sipas policisë, ai dyshohet se kishte dijeni që shoku i tij posedonte armën dhe synonte ta shiste në Fier.

Ndërkohë, në Mallakastër u finalizua operacioni i koduar “Hidden Guns”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë një 38-vjeçar, banues në fshatin Lofkënd.

Sipas policisë, 38-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë gjahu një person tjetër. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve policore bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri, tip kallashnikov, dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i mbante pa leje dhe i kishte fshehur në banesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!