Kontratë me kushte speciale, Giani De Biasi zgjedh kombëtaren e radhës

schedule17:43 - 10 Korrik, 2020

schedule 17:43 - 10 Korrik, 2020

Gianni De Biasi bëri historinë me Shqipërinë, duke shkuar në EURO 2016 dhe nga atëherë ka pasur vetëm një eksperiencë me Deportivo Alaves në Spanjë. Rreth tre muaj në La Liga dhe italiani u rikthye në vendlindje duke bërë analistin sportiv.

Tani është momenti për të veshur sërish tutat e stërvitjes dhe do ta bëjë nga Azerbajxhani i largët, sigurisht nëse pranon kushtet e kontratës. Ai ka pasur një bisedë me drejtuesit e federatës azere, që duan t’i besojnë drejtimin e kombëtares së vendit të tyre.

Pasi është zhvilluar video-konferenca, Komiteti Ekzekutiv i federatës azere ka dalë edhe me një deklaratë: “Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet e veçanta të vendosura në kontratë.

Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zëvendëstrajner. Sa i takon kushteve të veçanta të kontratës, ato lidhen me rreziqet financiare që federata do të ketë në rast se shtyhen ndeshjet ndërkombëtare për shkak të pandemisë, ose nëse ka vështirësi që De Biasi të fluturojë drejt Azerbajxhanit”. /abcnews.al