Kontrata e qeverisë “Berisha” me Rapiscan, Braçe shkresë Ahmetajt

schedule15:42 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 15:42 - 12 Dhjetor, 2017

Kreu i Komisionit të Ekonomisë i dërgoi një shkresë Ministrit të Financave për verifikimin e kontratës së qeverisë “Berisha” me Rapiscan, kompaninë amerikane e cila kishte koncesionin e skanimit në dogana në vendin tonë.

Në cilësinë e kreut të komisionit të ekonomisë dhe financave, Erjon Braçe nga foltorja e Kuvendit dha lajmin për kërkesën e depozituar.

Hetimi duhet të vijë në dy prizme thotë Braçe, atë të dhënies së koncesionit për kompaninë por edhe për shitjen e 49% të aksioneve. Gjithçka nën dritën e dokumenteve që ai disponon prej kohe, deklaron Braçe.

Sipas Erjon Braçes firma Rapiscan është favorizuar edhe përmes ndryshimit të termave financiarë në kontratën e nënshkruar nga qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha./abcnews.al