Kontrabanda në Kapshticë, arrestohen 7 persona

schedule11:27 - 10 Nëntor, 2017

schedule 11:27 - 10 Nëntor, 2017

 

Shtatë persona janë arrestuar për kontrabandë nga Greqia në Shqipëri përmes pikës doganore të Kapshticës. Tre prej tyre janë doganierë dhe një është punonjës policie. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni është realizuar nga antikrimi ekonomik i policisë së Korçës dhe shërbimi i brendshëm policor. Arrestimi u bë pas zbulimit 22 ngarkesa me veshje kondrabande nga Greqia, të cilat u sekuestruan në hyrje të Bilishtit. Gjatë operacionit u sekuestruan dy makina dhe një kamion. Malli fillimisht deri në Kapshtice vinte me kamion, më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore./abcnews.al

https://youtu.be/BlPdWJumRAM