Konfirmohen rreth 67 mijë raste të reja, mbi 9 milion të infektuar me koronavirus në SHBA

schedule22:12 - 30 Tetor, 2020

schedule 22:12 - 30 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit, në SHBA janë regjistruar 66,882 raste të reja me koronavirus. Kështu, vendi i tejkalon tashmë 9 milion të infektuar me koronavirus sipas gjurmuesit të universitetit Johns Hopkins.

Numri total i të infektuarve në SHBA është 9,007,298, bilanci më i lartë në botë i ndjekur nga India me 8 milion të infektuar dhe Brazili me 5.4 milion raste.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë edhe bilancin më negativ të vdekjeve në botë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, e kanë humbur betejën me sëmundjen 229,000 persona, 665 prej të cilëve u regjistruan në 24 orët e fundit.

Të shëruarit janë 6 milion kurse rastet aktive 3 milion. s.b/abcnews.al/