Në 24 orët e fundit në Krujë janë konfirmuar edhe 16 raste të tjera me koronavirus. ABC News mëson se bëhet fjalë për raste kontakti të personave të konfirmuar më parë.
Ditën e djeshme janë konfirmuar 48 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve tetë raste ishin po nga Kruja.
Lexo edhe:Konfirmohen edhe 9 raste të tjera me koronavirus në Vlorë
Kujtojmë këtu se një numër i madh rastesh të reja janë konfirmuar ditën e sotme edhe në Vlorë. ABC News mësoi se qytetin bregdetar në 24 orët e fundit u konfirmuan 9 raste të reja me Covid-19. Bëhet fjalë për raste kontakti nga të infektuarit e konfirmuar më herët. /abcnews.al/