Konfirmohen 73 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule22:23 - 2 Korrik, 2020

schedule 22:23 - 2 Korrik, 2020

Kosova gjatë 24 orëve të fundit raporton 73 raste të reja të infektuar me koronavirus, duke e çuar në 3 064 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 73 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 63 persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 1 707 numrin e të shëruarve.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 55 persona. /abcnews.al