Konfirmohen 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule21:06 - 1 Qershor, 2020

schedule 21:06 - 1 Qershor, 2020

IKSHPK ka konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 172 mostra të testuara.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Kujtojmë se sot është dita e parë e lehtësimit të masave të vëna nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Sipas të dhënave nga IKSHPK asnjë person nuk është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.