Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 136 raste me Covid-19 dhe 8 viktima brenda ditës në Kosovë

schedule15:20 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:20 - 25 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 136 raste të reja me Covid-19 si dhe 8 viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se brenda ditës, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.



IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive në vend është 12.683 nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 është bilanci i viktimave.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 8.788. Numri i rasteve aktive është 3.407. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!