Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfimohen 299 raste të reja, humb jetën nga Covid një person

schedule15:07 - 13 Janar, 2021

schedule 15:07 - 13 Janar, 2021

Një person ka humbur jetën dhe 299 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas IKShPK dhe laboratoreve private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë  mes të cilëve 1.388  kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!