Konferenca e kryetarëve/ Shtyhet afati për komisionin e reformës zgjedhore

schedule13:45 - 4 Tetor, 2023

schedule 13:45 - 4 Tetor, 2023

Konferenca e kryetarëve vendos shtyrjen e afateve të komisionit për reformën zgjedhore. Deklarata u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Cuci.

“Kemi marrë vendim për shtyrjen e komisionit për reformën zgjedhore. Grupi i Bardhit nuk ishte dakord, pasi votoi kundër. Është qëndrimi i atyre. I takon atyre të vendosin për emra, të sjellin emra që janë pjesë e grupit parlamentar. Sot ka një komision që funksionon dhe është i shtyrë. “ u shpreh ai, komentoi edhe ligjin për lojërat e fatit dhe pagat e gjyqtarëve.

Ligji për lojërat e fatit është në komisionin e ekonomisë. Për pagat, edhe opozita nuk ishte kundër në parim, por cështja është se kërkon ligj me shumicë të cilësuar.”/abcnews.al