Harta me 46 bashki, e miratuar me vetëm votat e maxhorancës, e la jashtë punës opozitën, për fazën e dytë të reformës. Këtë të hënë socialistët u ulën për të vijuar punën e refomës administativo-territoriale.
Pavarsisht mungesës së dakordësisë për hartën, Arbian Mazniku i bëri ftesë opozitës të rikthehet në tryezën e punës.
“Ftesa është e hapur sot për opozitën, që do të ketë të gjithë hapësirat e saj në të gjithë.” tha ai
Demokratët, 5 anëtarët e saj, me kohë e kanë bërë të qartë se nuk marrin pjesë por Balla ka bërë dhe një propozim, që mori miratimin në Komision.
“Të bëhen pjesë partitë me më shumë se dy mandate në parlament. -kërkesa nga balla: ndryhsim në funksionimin e komisionit tonë, kërkon komisioni 18 anëtarë, 5 PD, 1 përfaqësues Aleanca për Ndyshim, dy anëtarë të rinj, nga partitë që kanë fituar të paktën 2 mandate në zgjedhjet”, u shpreh Mazniku.
Në këtë fazë të dytë Komisioni i posaçëm do të punojë mbi 3 ligje, që prekin pushtetin vendor.
“Bashkitë e reja do i përdorim si bazë. pjesa e parë funksionet, janë 42, janë strukturuar në 3 gurpe; funksionet infrastrukturore, qeverisja: ndarja e detyrave, detyrat që od të kenë qytete, elementi I financave, transferta, rajonalizimi në funksion, niveli rajonal; rishikimi për ligjin 20/20, roli i qarkut të ri, si do të funksionojë koncepti i rajonalizimit”, shtoi Mazniku.
Harta e re ndan vendin në 46 bashki, shton si njësi “Qytetin” 77 të tilla, që do të kenë secili nga një nënkryetar në këshillat bashkiak që zgjidhen në zgjedhjet e 9 majit të 2027./abcnews.al


