Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, mbyllen tre kapituj/ Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

schedule08:03 - 15 Korrik, 2026

schedule 08:03 - 15 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo ishte një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë.

Hapja e këtyre kapitujve shënon një tjetër etapë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!