Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ngritur kritika ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mënyrën e emërimit të pesë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA), duke pretenduar se procedura ligjore nuk është respektuar.
Ai theksoi se përzgjedhja duhet të mbështetet edhe në kriteret profesionale, figurën dhe pasurinë e kandidatëve.
Karanxha shtoi se vendimet e KLGJ-së duhet të jenë të arsyetuara dhe transparente, veçanërisht kur lidhen me rezultatet e procesit të vetingut dhe emërime në institucionet e drejtësisë.
“KLGJ ka bërë një emërim të 5 anëtarëve të vetingut, i ka bërë gjyqtarë apeli duke mos respektuar procedurën. Ligji thotë se anëtarët e KPA emërohen gjyqtarë apeli, por nuk merret në mënyrë të shkëputur. Ka një sërë kriteresh, ato profesionale, figura dhe pasuria. Kanë 10 vjet që u është bërë vetingu dhe më e forta, vendimi i KLGJ është me dyer të mbyllura. Është bërë me vendime të paarsyetuara, sidomos vendimet e KLGJ duhet të jenë të arsyetuara dhe si rezultojnë nga vetingu.”



