Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, mbyllen tre kapituj/ Rama: Gur kilometrik drejt BE. Vlerësim se reformat po japin rezultate

schedule19:57 - 14 Korrik, 2026

schedule 19:57 - 14 Korrik, 2026

BRUKSEL- Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendimi u mor sot në Bruksel, gjatë Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim për progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave. Kreu i qeverisë theksoi se procesi kërkon punë të vazhdueshme dhe angazhim të mëtejshëm për përmbushjen e standardeve evropiane.



“Sapo ramë dakord që të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë se reformat po japin rezultate dhe se vendi ynë është i përgatitur për të marrë përsipër sfidat e anëtarësimit. Shqipëria jep rezultate, BE-ja jep rezultate.

Faleminderit Marta, që ke qenë këmbëngulëse dhe e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtimin e duhur, pavarësisht pengesave. Ne po i sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë dhe po përforcojmë standardet tona”, tha Rama.

Hapja e këtyre kapitujve shënon një tjetër etapë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!