Konferenca Albanologjike kushtuar Skënderbeut, nderohet albanologia kineze

schedule22:16 - 2 Nëntor, 2018

schedule 22:16 - 2 Nëntor, 2018

Në konferencën e tretë dhe përmbyllëse të albanologjisë kushtuar kohës dhe gjurmëve që la në histori heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, çmimin për punën më të mirë e dorëzoi kryeministri Edi Rama.

Në konferencën ndërkombëtare të albanologjisë kushtuar Gjergj-Kastriot Skënderbeut, kohës dhe gjurmëve që ai la në histori, për të shprehur vlerësimin për punën më të mirë, medaljen për të cilën e dorëzoi vetë kryeministri Rama, ky i fundit përdori fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare.

“E dashur profesoreshë Kejin, para dy vjetësh në një takim në tiranë, kadare është shprehur në adresë tuaj se ju i jeni kushtuar nëj gjuhe të vogël dhe vështirë dhe mund të ndodhë se nuk kujtohemi për ju. Të gjithë gabojnë edhe kadare sepse ne u kujtuam për ju”.

Nuk mundi mos e shfrytëzonte momentin edhe për pak politikë.

“Kur pranë UT u themelua instituti Konfuci, unë pranova të merrja pjesë në ceremoninë përuruese, nuk para shkoj në ftesa që vijnë nga ambasadat, porn ë atë rast shkova për arsyen se ftesa ishte e hartuar në shqip pa asnjë gabim ortografik. Kjo është shumë e rrallë në ditët tona. Po të filloja të flisja kinezçe do isha me per të qeshur se gjysma e deputetëve që flasin shqip. Po flas për deputetët e opozitës”.

Fituesja e çmimit profesorja Kejin vjen nga universiteti i studimeve ndërkombëtare të pekinit. Konferenca është zhvilluar në tre faza, kohë gjatë të cilës janë referuar 40 tema në tërësi nga studiues të shteteve të ndryshme. /abcnews.al