“Komunikim i jashtëzakonshëm”, FSHF në këmbë prej deklaratës së Erion Veliajt?

schedule20:44 - 20 Janar, 2022

schedule 20:44 - 20 Janar, 2022

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka qenë sot në një takim me Gennaro Gattuson, ndërkohë që ka dhënë edhe një deklaratë që është komentuar si një “sulm” ndaj futbollit dhe kreut të FSHF, Armand Duka.

“Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira. Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer.

Kemi shumë nevojë që edhe në sport të bëjmë të njëjtin modernizim që kemi bërë me flotën e taksive elektrike. Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret “kremi”, merret llumi, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty”, tha Veliaj.

FSHF ndërkohë pak çaste më parë ka dalë me një njoftim që mund të ketë lidhje pikërisht me atë që Veliaj deklaroi.

“Mirëmbrëma të gjithëve, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju bëj me dije se nesër, e premte, datë 21 janar 2022, në orën 10:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, do të ketë një komunikim të jashtëzakonshëm për shtyp. Ftojmë mediat të jenë të pranishme”, njofton FSHF. / abcnews.al