Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kompensimi nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, ekspertja shpjegon hapat: Si do kryhet procesi

schedule14:32 - 14 Maj, 2026

schedule 14:32 - 14 Maj, 2026

TIRANË- Bizneset e reja u rritën edhe gjatë prillit ne vend. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare te Biznesit mbi 2 mijë sipërmarrje nisën aktivitetin muajin e kaluar, duke u zgjeruar me 12% krahasuar me një vit më parë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë të përqendruara në Tiranë, ndjekur më pas nga Vlora e Durrësi, të orientuara kryesisht në tregti, shërbime e akomodim.

Ekspertja kontabiliste, Etleva Treska, e ftuar në “Money Report”, u shpreh se këto të dhënat dëshmojnë se ekonomia shqiptare po zgjerohet.



“Gjatë këtij viti ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të bizneseve. Këto shifra tregojnë zhvillimin e ekonomisë”, tha ekspertja kontabiliste, Etleva Treska.

Ndërkaq, administrata Tatimore ka nisur pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025, të konsideruar pa risk. Përfitues do të jenë më shumë se 3 mijë individë, por kush përfiton kompensim dhe si do kryhet procesi?

Ekspertja Treska theksoi se procesi është shumë i thjeshtë dhe për të marrë pjesën e rimburismit, qytetarët duhet të plotësojnë të dhënat e tyre bashkë me llogarinë bankare.

“Që kur u fillua pjesa për deklarimin e DIVA, patëm disa kritere. Tendenca ishte qe të ketë rimbursim për të gjithë. Fusim emër, mbiemër, të dhënat e llogarisë bankare dhe më pas nga fondi i shtetit do të kalojë në llogarinë e personit dhe ndërkohë kryhet pjesa e rimburismit.

Është shumë e thjeshtë si procedurë. Përfitojnë dhe qytetarët që kanë gjoba. Risia është kompensim për fëmijët. Çdo shpenzim që bëjmë për fëmijët, është mirë t’i ruajmë, sepse marsi i 2027 vjen shpejt”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!