Komisioni i Vlerësimit, Harxhi: Formularin ta plotësojnë të rinjtë, jo ata që kanë 30 vjet në PD

schedule18:33 - 28 Gusht, 2020

schedule 18:33 - 28 Gusht, 2020

Në një intervistë për Abc News, me gazetarin Endri Xhafo, ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi foli për zhvillimet më të fundit në selinë blu.

PD prej javësh tashmë ka ngritur Komisionim e Vlerësimit të kandidatëve për deputetë, ndërsa Harxhi nuk i kurseu rezervat.

Sipas saj ky komision do të kishte qenë funksional në një rast tjetër. Harxhi komentoi formularin të cilët plotësojnë kandidatët, teksa shtoi se ky formular duhet të ishte bërë publik.

Nga ana tjetër, ajo tha se këtë formularë mund ta plotësojnë të rinjtë, por jo figurat që kanë 30 vite kontribut në PD, ndërsa iu referua Jozefina Topallit.

“Mendoj që komisioni në një rast tjetër do të kishte qenë funksional, kam qenë ajo që e kam propozuar. Rëndësi nuk ka komisioni, janë personalitete. Unë kam shprehur që në fillim, ky l;oj nacioni i bërjes së listave. Vazhdojmë akoma me idenë një anëtar një votë, unë e kam kundërshtuar, është formulë e majtë. Përfundimisht PD duhet ti shkojë përpara primareve. Unë kam pasur fatin në gjithë këtë përzgjedhje të përzgjidhen nga PD në Gjirokastër. Më kanë lajmëruar para disa javësh. Ndihem e vlerësuar për diçka të tillë, që dega e Gjirokastrës të ma bënte këtë propozim. Unë do kisha qenë shumë e nderuar që pas këtij propozimi do të garoja drejtpërdrejt, pra të bëja një debat publik me kandidatët e tjerë në këtë zonë  dhe kjo mundësi nuk më jepet. Sepse përzgjedhja i kalon një komisioni, me gjithë respektin që kam, nuk ka shpallur asnjë lloj kriteri. Nuk është bërë transparente lista e parë.

E dyta formulari, që  e ka cekur edhe zonja Topalli. Unë jam një ndër ato që jam kundër këtij formulari. Për vetë faktin që unë nuk mund të shkruaj se çfarë kam bërë unë në PD, ku më njohin që në vitet ’90. Dhe aq më tepër si zonja Topalli, apo Arben Imami dhe shumë të tjerë. Jam i sigurt nëse do të ishin në garë, Mustafaj, Ruli apo Nishani

Nuk do të plotësonin formularin se pyetjet janë fyese. 8 vjet ne kemi plotësuar deklarimin e pasurive. Shumë prej nesh kanë pasur edhe certifikata të NATO-s. Mendoj që kjo është një farsë tjetër.

Mediat nuk e kanë nxjerrë formularin. Një nga pyetjet është se 3 persona që do të vendosni të referojë. Kë të vendos unë të referojë? Sali Berishën? Unë jam e shkollës së Sali Berishën, apo Lulzim Bashën që të referojë për mua. Kjo mund të bëhet për ata që kandidojnë për herë të parë, por jo ata që kanë 30 vjet në PD”, u shpreh ajo. /abcnews.al