Komentet të fusin në depresion, autorja e njohur: Nuk të bëri më të fortë?

schedule19:11 - 30 Nëntor, 2021

schedule 19:11 - 30 Nëntor, 2021

Shëndeti mendor është kryefjala e ditëve të fundit si pasojë edhe e ngjarjeve në reality show-t të ndryshëm të televizioneve shqiptare. Për këtë arsye në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi u diskutua mbi presionin psikologjik që vjen nga fama, por njëkohësisht edhe sa të njohur janë shqiptarët më ato që quajmë probleme të shëndetit mendor.

Një ndër të ftuarat e emisionit, Aristela Leka konkurente e sezonit të dytë të “Përputhen” shprehu se u njoh me bullizmin gjatë pjesëmarrjes në program. Sipas saj presioni ishte aq i madh sa mund ta çonin njeriun në depresion.

“Unë e kam hasur vetë në programin bullizmin, ka pasur komente negative që nuk i kisha dëgjuar më parë në realitetin ku unë jetoja. Kur del për herë të parë dhe nuk ke pasur lidhje me botën e televizionit, ti nuk e di se si do të ndihesh.” – shprehu Leka për eksperiencën e saj.

Por rrëfimi i saj u ndërpre nga Zefina Hasani, autore e disa prej emisioneve më të ndjekur në Shqipëri, duke i drejtuar asaj një pyetje: “Nuk të bëri më të fortë kjo përballje sesa fshehja? Ti u përballe me një fenomen dhe duke u përballur ti mëson se si ta luftosh dhe se si tu kthesh përgjigje njerëzve që të ngacmojnë. Më mirë të përballesh, ta kuptosh, dhe të arrish ta luftosh sesa të rrish ashtu e fshehur.” – duke shprehur se kjo ishte një zgjedhje e Aristelës dhe ajo duhet ta kishte marrë parasysh këtë problematik.

“Me kalimin e kohës unë u mësova, por në fillim ishte shumë e vështirë. Po të jesh i dobët emocionalisht, do bëhesh keq dhe mund të kalosh në depresion. Unë jam e fortë, por nuk e prita.” – shpjegoi Leka.

/abcnews.al