Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja, nis “era” Maran/ Nga e diela, trajneri i ri kuqezi do të transferohet në Tiranë

schedule12:41 - 22 Maj, 2026

schedule 12:41 - 22 Maj, 2026

Pas firmës në kontratë dhe prezantimit, Rolando Maran do të nisë zyrtarisht punën si trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Ashtu si paraardhësi i tij Sylvinho, tekniku italian ka vendosur të bëjë Tiranën shtëpinë e dytë, pasi ka vendosur të qëndrojë me kohë të plotë në kryeqytetin shqiptar.

Ky është vetëm një detaj, ndërsa shumë të tjerë mbi zgjedhjet teknike dhe taktike mbeten për t’u zbuluar.



Pritja nuk do të jetë e gjatë, pasi Maran shumë shpejt duhet të bëjë zgjedhjet e para. Si fillim në listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat e tij debutuese në pankinën kuqezi, në miqësoret e 3 dhe 6 qershorit në “Air Albania” kundër Izraelit dhe Luksemburgut.

Koha e shkurtër në dispozicion nuk premton ndonjë revolucion, por gjithsesi, risitë në emrat e futbollistëve nuk do të mungojnë.

Ky do të ishte një sinjal i parë i rëndësishëm për një erë të re në përfaqësuesen kuqezi.

Më shumë se kaq, dy ndeshjet e fillim qershorit do të tregojnë shumë edhe për kursin e ri të kombëtares shqiptare sa i përket zgjedhjeve taktike.

Maran u shpreh në konferencën e parë për mediat se kërkon nga skuadrat e tij të kontrollojë ndeshjet, ndërsa grinta nuk duhet të mungojë në fushën e lojës.

Po ashtu, duke u mbështetur te karriera e 62-vjeçarit, ajo tregon se moduli i preferuar i teknikut në vitet e fundit është ai 4-3-1-2.

Gjithsesi, këto janë vetëm të dhëna në letër, ndërsa më shumë do të mësohet në debutimin e tij me kombëtaren e Shqipërisë në miqësoret e qershorit kundër Izraelit dhe Luksemburgut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!